Politike

Shtyhet ngritja e komisioneve hetimore, Balla: Duhet konsensus

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë ngritjen e tre komisioneve hetimore të kërkuara më herët nga PD-ja.

“Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij.

Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje”, – është shprehur Balla gjatë Konferencës së Kryetarëve.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e tre komisioneve parlamentare; hetimin e zgjedhjeve, çështjen “Becchetti” dhe inceneratorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë