Politike

Soreca takohet me Tabakun: Integrimi i Shqipërisë në BE, përparësi ndërpartiake

Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në vendin tonë, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Jorida Tabaku, e cila shoqërohej nga deputetët e PD-së, Flutura Açka dhe Belind Këlliçi.

Në një postim në “Twitter”, ku ka publikuar edhe disa foto nga takimi, Soreca shkruan se integrimi i Shqipërisë në BE është përparësi ndërpartiake dhe se të gjitha forcat politike duhet të punojnë në interes të gjithë qytetarëve.

“U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian. E përgëzova për emërimin dhe përshëndeta kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare, mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. BE do të vazhdojë të mbështesë punën e Komitetit, që luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë për reformat në BE”, – shkruan ambasadori Soreca në postimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë