Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së nga kjo e martë do të diskutojnë në Brdo të Sllovenisë marrëdhëniet me SHBA dhe perspektivën e antarësimit të vendeve të Ballkanit. Në samitin në Slloveni do të jetë edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel. Konsultimet fillojnë të martën në mbrëmje në orën 19:00 me një darkë jo formale në kështjellën neo-klasike në Brdo afër Kranjit. Sllovenia kryeson aktualisht presidencën e radhës në BE.
Temat e samitit, sipas diplomatëve të BE-së janë: gjendja në Afganistan dhe raporti me SHBA-në dhe Kinën. Të mërkurën krerët e vendeve të BE-së do të konsultohen me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Në këtë raund do të bisedohet për mundësinë e zgjerimit të BE-së. Për shkak të rezervave që kanë vende të ndryshme anëtare të BE-së ky proces prej vitesh ka mbetur pezull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje