Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit të dorëheqjes së drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke e cilësuar largimin e tij të detyruar.
Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se me këtë vendim, në krye të policisë sot ka një bandit më pak.
“Në krye të Policisë së Shtetit, sot ka një bandit më pak. Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës. Largimi i tij është i detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të Edi Ramës”.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Veliu nuk është as i pari dhe as i fundit drejtor policise që gjatë këtyre viteve është larguar me turp nga posti.
“Kjo histori do të përsëritet përsa kohë shefi i ardivelinjve, Edi Rama, të jetë partneri kryesor i krimit të organizuar. Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka për të patur kurrë luftë serioze ndaj krimit, policët e ndershëm do të vazhdojnë të ndihen të tradhëtuar dhe të demotivuar, si dhe ngjarjet e rënda kriminale do të vijojnë të trondisin qytetet tona”, shkruan Bardhi.
Bardhi theksoi se me Veliun në krye të Policisë së Shtetit, “të drejtat dhe liritë e qytetarëve u përkeqësuan, duke kulmuar me vrasje në rrugë të të rinjve dhe me rrahje të minorenëve”.
Zyrtari demokrat shtoi se “dhuna e ushtruar ndaj opozitës ishte e paprecedentë. Policia u përdor në zgjedhje, krah përkrah banditëve, për të blerë vota për partinë në pushtet”, – vijoi ai, duke iu referuar Veliut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje