Politike

“Foltorja”, Mark Marku: Berisha po e shfaq PD ashtu si nuk duhet të jetë

I dorëhequr nga mandati i deputetit, Mark Marku, ka deklaruar se “Foltorja” iniciuar nga Sali Berisha po e shfaq Partinë Demokratike ashtu si nuk duhet të jetë, me një formë komunikimi të cilës i ka kaluar koha.

“E kam ndjek ‘Foltoren’ e Berishës dhe Berisha po shfaq atë si nuk duhet të jetë PD-ja, duke filluar që nga format e komunikimit të cilave i ka kaluar koha.

Kjo formë komunikimi është forma e momenteve më të këqija të PD-së, kur sulmonte njerëzit e vet. Berisha ka aspekte shumë më të lavdishme dhe s‘ka pse ta kthejë PD-në në formën më të keqe. Ai po thotë tani që Basha është burimi i më të këqijave në PD dhe këtë e thotë tani pas 8 vitesh”, tha Marku.

“Çfarë po bën Berisha në këtë fushatë, e cila është e papranueshme për mënyrën si e shoh unë komunikimin

PD-ja në këtë pikë që është është për shkak të përgjegjësive të Berishës dhe të Bashës. Berisha për pjesën e vet nga vitet ‘90 deri në 2013-ën, por dhe më pas, dhe Basha për pjesën e tij. Këto që po pëson PD-ja janë si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve 30-vjeçare.

Berisha në aksionin e tij ka thënë që do shkarkoj Bashën dhe do caktoj dikë tjetër, që do të thotë që kjo periudha 8-vjeçare në opozitë mund të zgjatet pambarimisht.

Mund të jetë një alternativë që mund ta çojë drejt shkatërrimit. Berisha ka mbështetësit e vet, por po ti numërosh, sa përfaqësi të masës së përgjithshme të votave të PD-së janë ata?

Basha nga ana tjetër duhet të shfaqë një vizion si do ta udhëheq ai Partinë Demokratike, duhet të organizojë aksionin opozitar dhe të krijojë një koncept të vetin pa e përçarë partinë”, vijoi Marku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë