Politike

Miratohet Akti Normativ për vaksinat, votimi i parë në Kuvend me konsensus mazhorancë-opozitë

Marrëveshja me kompaninë farmaceutike Pfizer për 500 mijë dozat e vaksinave që pritet të mbërrijnë deri në dhjetor në Shqipëri ka bashkuar mazhorancën dhe opozitën në Kuvend.

Akti Normativ u miratua në Kuvend me 126 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

14 deputetë munguan në seancë gjatë votimit.

Akti Normativ kërkonte shumicë te thjeshtë votash për miratim.

Ky është votimi i parë më konsensus mazhorancë-opozitë pas fillimit të legjislaturës së re parlamentare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë