Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara njoftoi se do të krijojë një grup pune të nivelit të lartë i cili do të merret vetëm me Kinën.
Kjo masë vlerësohet të jetë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Pekinit, transmeton agjencia Associated Press.
CIA gjithashtu bëri të ditur se do të rrisë angazhimet për të rekrutuar folës kinezë dhe për të krijuar një qendër misioni që do të fokusohet në teknologjitë në zhvillim dhe çështjet globale siç janë ndryshimet klimatike dhe shëndeti global.
Drejtori i CIA -s, Ëilliam Burns, e quajti qeverinë kineze “kërcënimin më të rëndësishëm gjeopolitik në shekullin 21”.
“Gjatë historisë sonë, CIA ka marrë përgjegjësinë për të përmbushur çdo sfidë përpara. Tani jemi duke u përballur me provën tonë më të vështirë gjeopolitike në një epokë të re të rivalitetit dhe CIA do të jetë në ballë të kësaj përpjekjeje”, tha Burns.
Kina paraqet një sfidë veçanërisht për inteligjencën amerikane.
Uashingtoni e ka akuzuar publikisht Pekinin për dështimin e bashkëpunimin në përpjekjet për të kuptuar origjinën e COVID-19 dhe mbështetjen e hakerëve të cilët shënjestrojnë infrastrukturën thelbësore amerikane.
Kina ndërkohë ka mohuar akuzat.
Të dyja vendet janë gjithashtu dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe fuqitë kryesore ushtarake dhe politike.
Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping pritet të mbajnë një takim virtual deri në fund të këtij viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje