Një familje dhe një përfaqësi e komunitetit LGBT në Spanjën juglindore po kërkojnë përgjigje dhe një ndjesë pasi një 19-vjeçare lesbike që la një takim me një gjinekolog për gjendjen e saj menstruale u diagnostikua me “homoseksualitet”, raporton “The Guardian”
Të hënën gruaja shkoi në një takim në spitalin Reina Sofía në qytetin e Murcia. Pasi u vizitua asaj iu dha një copë letër që përfshinte rreshtin: “Sëmundja aktuale: homoseksuale”.
Nëna e gruas i tha gazetës në internet elDiario.es se gjinekologu e kishte pyetur vajzën e saj nëse ajo mund të përfshinte orientimin e saj seksual në raportin e tij dhe se ajo kishte thënë “po”
“Në fillim, mendova se ishte qesharake, por tani po kuptoj thjesht që nuk është e tillë,” tha pacientja
Nëna dhe vajza e sollën çështjen në vëmendjen e komunitetit lokal të LGBT, Galactyco, të cilët kanë paraqitur një ankesë zyrtare në qeverinë rajonale të Murcia.
“Organizata Botërore e Shëndetit hoqi homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve mendore në 1990, dhe megjithatë, pas 31 vitesh, ka ende disa profesionistë në shërbimin shëndetësor të Murcia që e shikojnë orientimin seksual si një sëmundje,” tha Galactyco në një deklaratë.
LGBT tha se po kërkonte një shpjegim dhe një falje, duke shtuar se autoritetet rajonale kishin injoruar të drejtat ligjore të pacientes.
“Shoqata jonë ka marrë raporte të panumërta për trajtim poshtërues për shkak të orientimit seksual ose gjinor,” thuhej në deklaratë. “Ne e konsiderojmë alarmante, të papranueshme dhe të patolerueshme që ka profesionistë sot që janë përgjegjës për shëndetin tonë, por që injorojnë realitetet e njerëzve LGBTI.”
Nga shërbimi shëndetësor rajonal nuk pati koment. Por një zëdhënës i tha elDiario.es se ishte në dijeni të incidentit dhe se “të gjitha masat e nevojshme do të merreshin për të vërtetuar siç duhen faktet”.
Hetimet fillestare tregojnë se më gjasë ishte bërë një gabim kur janë marrë të dhënat e pacientit.
Në çdo rast, thanë ata, spitali do t’i kërkojë ndjesë pacientes.
Pershtati ne shqip; Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje