Bota

Reshje të dendura shiu dhe përmbytje në disa zona të Greqisë (Foto-Video)

Greqia është përfshirë në orët e fundit nga stuhi shiu që kanë shkaktuar edhe përmbytje në disa zona. Banorët e Evisë qendrore, kanë kaluar një natë në makth, pak muaj pas problemeve të shkaktuara nga zjarret e shumta që goditën këtë zonë në verë.

Shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe disa banesa janë dëmtuar. Rrugët janë nën ujë, ndërsa me dhjetëra banesa janë përmbytur.

Banorët e Achladi dhe Agia Anna janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë , ku lumenjtë dhe përrenjtë kanë vërshuar, duke përmbytur zona të mëdha.

Prej orëve të para të mëngjesit, makinat e ndërtimit po përpiqen të pastrojnë vendin në mënyrë që automjetet të kalojnë me banorët që duan të dalin nga zona. Sipas drejtuesve lokalë dëmet janë të pallogaritshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë