Ne rrjet

Ish-oficeri i marinës amerikane shiste sekretet për nëndetëset bërthamore duke i fshehur në sanduiçe

Jonathan Toebbe dhe gruaja e tij, Diana, menduan se mund të pasuroheshin duke shitur sekrete ushtarake. Në veçanti për nëndetëset atomike amerikane. Por ata kontaktuan atë që e konsideruan si një blerës të huaj, me lojën që vazhdoi deri në një farë pike.

Ai, dyzet vjeç, një inxhinier bërthamor, ish-oficer detar, për vite në atë sektor, kishte qasje në programet e anijeve “Virginia”.

Inxhinieri amerikan Jonathan Toebbe, me gruan dhe fëmijët e tij

Ajo, 49 vjeçe, mësuese me profesion, në rolin e bashkëpunëtores. Toebbe ngarkoi informacione konfidenciale në letra të vogla dixhitale dhe i fshehu ato në gjëra vërtet të zakonshme. Një herë, në mes të një sanduiçi me gjalpë kikiriku dhe reçel, një tjetër në një pako me çamçakëza amerikane.

Në këmbim ata morën mijëra dollarë. Kalimi i skedarëve të lartë sekret, u bë me një sistem klasik, i cili ka qenë gjithmonë në modë.

Tradhtarët e linin takimin në një vend të paracaktuar – zakonisht në zona të Virxhinias Perëndimore, Pensilvani – ku homologu i tyre vinte për të marrë atë që i duhej.

Shtëpia e Jonathan dhe Diana Toebbe në Hillsmere Estates në Annapolis, Maryland, SHBA

Zakonisht ishte Diana ajo që luante rolin e vëzhgueses, për të shmangur surprizat dhe për të verifikuar që gjithçka ishte e qetë. Disa ditë më vonë ata morën paratë në kripto-monedha me vlerë rreth 100,000 dollarë.

Çifti, megjithatë, nuk e dinte se spiuni me të cilin kishin krijuar një lidhje, ishte në fakt një agjent i FBI-së amerikane.

Në dhjetor, inxhinieri i dërgoi një “letër” një vendi të huaj, duke i ofruar të dhëna konfidenciale, por lëvizja u zbulua nga federalët, të informuar nga jashtë (nuk është e qartë se si). Dhe tashmë ka nisur faza e dytë, me Byronë që vepron si palë, duke i akuzuar burrë dhe grua.

Toebbe kërkoi të komunikonte me sisteme të koduara, por më pas doli të ishte mjaft naiv në sjelljen e tij, duke lënë një mal dëshmish, përfshirë shpërndarjen e të dhënave në vende të monitorueshme lehtësisht.

Të gjithë rezultuan elementë të mjaftueshëm për të sjellë arrestimin e tij. Të dy jetonin me fëmijët e tyre në një lagje të Annapolis, Maryland, qyteti që pret Akademinë e famshme Detare. Fqinjët i përshkruajnë ata si mjaft të rezervuar dhe të qetë, me Jonathanin që u përgjigjej rrallë shenjave të përshëndetjes.

Në këtë fotografi të vitit 2004, nëndetësja bërthamore amerikane “USS Virginia” kthehet në Konektikat pas provave në det

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë