Katër orë (përfshirë një ‘Rolex’ dhe një ‘Tudor’) dhe një gjerdan ari: ky është bilanci i grabitjes me armë zjarri që ndodhi në një restorant në Casavatore (Napoli) të shtunën në mbrëmje.
Sipas mediave italiane, kanë qenë dy grabitës të armatosur, të cilët kanë drejtuar armët, mes tyre një kallashnikov, ndaj familjeve të pranishme me fëmijë për t’u marrë atyre sendet me vlerë që kishin me vete. Disa faza të grabitjes janë regjistruar në një video të kamerave të vëzhgimit të restorantit.
Kriminelët me kapuç, terrorizuan klientët dhe karabinierët po kryejnë hetimet: ata dëgjuan njerëzit e pranishëm dhe pronarët e lokaleve, si dhe morën imazhet.
“Unë fola me pronarin e restorantit dhe ai më tha se kishte pësuar një ulje të konsiderueshme të klientelës, – thotë Këshilltari Rajonal i Kampanias, Fracesco Emilio Borrelli, – ishte një episod serioz: kriminelët e armatosur deri në dhëmbë, grabitja mund të kthehej në një masakër”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje