Senati francez rrëzoi të enjten projektligjin që parashikonte vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët.
Me 262 vota kundër dhe vetëm 64 pro, senati nuk miratoi projekt-ligjin e paraqitur nga ligjvënësit Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre de La Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre për vaksinim të detyrueshëm.
Në muajin Korrik, parlamenti i Francës miratoi një ligj që e bënte vaksinën të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Ligji u jepte atyre kohë deri më 15 shtator që të vaksinohen – në të kundërtën, rrezikonin pezullimin, gjë që edhe ka ndodhur
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje