Të paktën 46 persona humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën në një zjarr që përfshiu një grataçelë në Tajvan. Flakët shpërthyen natën, duke filluar nga kati përdhes dhe më pas duke u zhvilluar me shpejtësi përgjatë 13 kateve të ndërtesës.
Por numri i viktimave me kalimin e orëve mund të rriten. Sipas autoriteteve ka ende viktima të bllokuara midis katit të shtatë dhe të njëmbëdhjetë. Bëhet fjalë për një rrokaqiell 40-vjeçar, i përdorur pjesërisht si dyqane dhe si shtëpi.
Aty kishte restorante, bare karaoke, një kinema dhe 120 apartamente. Sipas raporteve të mediave, njerëzit që jetonin në ndërtesë ishin kryesisht të moshuar, disa me vështirësi në ecje.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në rrethin Kaohsiung të Tajvanit jugor. 159 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje dhe u deshën më shumë se 4 orë për të shuar flakët.
Shkaqet janë ende të paqarta, banorët u thanë mediave lokale se dëgjuan një zhurmë, si një shpërthim dhe më pas filloi zjarri.
“Linjat e energjisë mund të kenë qenë jashtë funksionit, ka pasur zhurma nga djegia e linjave të energjisë ditët e fundit”, – tha një banor për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Ajo që i bëri ndërhyrjet e zjarrfikësve më të vështira, ishin grumbujt e objekteve të papërdorura të braktisura në katet e poshtme të ndërtesës. Hetuesit në vend përpiqen të rindërtojnë shkaqet e zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje