Greqia vazhdon të jetë e përfshirë nga përmbytjet e mëdha në zona të ndryshme të vendit, si pasojë e stuhive dhe shirave të rrëmbyeshëm.
Stuhia “Balos” me reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar përmbytje në Atikë, Korfuz dhe Evia, që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Më shumë se 40 shtëpi dhe biznese janë të përmbytura, ndërsa një stadium u zhduk nga sasitë e jashtëzakonshme të shiut që kanë rënë.
Në Kifissos dhe Paraliaki, është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kalithea, Koropi dhe zona e Rentit, pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Imazhet e transmetuara nga banorët përmes mediave sociale tregojnë përmasat e katastrofës.
Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë një ditë më parë, ndërsa pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga uji janë shpërndarë kudo.
Autobusi u zhyt në ujë në Poseidonos në Paleo Faliro, nën urën në Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos, ndërsa udhëtarët në bord formojnë një zinxhir njerëzor, ku të kapur për dore dalin në anë të rrugës, ndërsa uji u arrin deri në gju.
Ndërkohë, mëngjesin e të premtes, disa pasagjerë përjetuan momente paniku, kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një gropë të madhe.
Mediet greke bëjnë me dije e gropa e krijuar në asfalt është 5 metra e thellë, por për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje