Politike

Dokumenti/ Tabaku dhe Alibeaj çojnë kallëzim penal në SPAK për energjinë

Dy nënkryetarët e PD, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj depozituan në SPAK kallëzimin penal për energjinë.

“Çfarë ka ndodhur për ta përmbledhur thjeshtë.

Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insituticioneve shiti energjinë me  rreth 60 euro kilovator ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240  deri në 260. Edhe më lart se tregu. Ne kemi sjellë një shembull këtu që u  vendos në dispozicion në fakt nga media i cili dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët. Vetëm për një nga tenderat është 10 milionë euro.

Ndërkohë që bëhet fjalë për të gjithë periudhën, nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro.

Unë e di që këto janë shifra të jashtëzakonshme. Kur flet me qytetarët shifra miliona euro janë jashtëzakonisht të larta, por këto janë asgjë krahasuar me ato që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rritjen që do të sjellë në muajt në vijim në zinxhirin e ekonomisë rritja që do t’i bëjë kryeministri Rama energjisë elektrike për bizneset e mesme dhe bizneset e mëdhaja”, tha Tabaku.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj paralajmëroi të tjera kallëzime për çështjen në fjalë.

“Ky është i pari kallëzim që sapo depozituam duke respektuar të gjitha proceduarat edhe në rrugë korrespondence besoj juve që jeni këtu e kuptoni edhe i dini rregullat e depozitimit të kallëzimit përveç mënyrës fizike.

Është një kallëzim i cili siç e dhe zonja Tabaku e tha i drejtohet tre drejtuesve të lartë administrativ , të cilët sot kanë në dorë energjinë e shqiptarëve, korrupsionin mesa duket, Adrian Çela, drejtori i OSHEE Grup, Ergys Verdho Administrator i Korporatës Energjitike Shqiptare KESH, Erina Rexhepi me detyrë administrator i furnizuesit të tregut të lirë.

Për çfarë janë kallëzuar?

Sepse do të duhet që serioziteti i këtij aksioni politiko-juridik t’ua bëj me dije juve dhe të gjithë publikut. Shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, moskallëzim krimi, të gjitha këto të kryera nën formën e grupit të strukturuar kriminal. Është kallëzimi i parë”, tha Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë