Ne rrjet

Gjermani/ Spd, marrëveshje për qeverinë me të Gjelbrit dhe Liberalët

“Ne kemi rënë dakord për një dokument në bazë të të cilit është e mundur të ndërtohet një qeveri”. Deklarata vjen nga kandidati për kancelar i SPD-së, Olaf Scholz, duke njoftuar marrëveshjen midis palëve për krijimin e një qeverie dhe kalimin në fazën e negociatave të koalicionit me të Gjelbrit dhe Liberalët.

Tre udhëheqësit, në një deklaratë të përbashkët, shpjeguan se ata janë “të bindur se janë në gjendje të përfundojnë një marrëveshje ambicioze dhe të qëndrueshme të koalicionit”.

Të tre palët, në përfundim të më shumë se një jave të bisedimeve eksploruese, përfunduan duke rënë dakord se kishin mjaftueshëm bazë të përbashkët për të kaluar në negociatat e plota të koalicionit. Kjo, megjithatë, ende kërkon miratimin e Kongresit të të Gjelbërve dhe lidershipit të Liberalëve.

Nëse bisedimet do të jenë përfundimisht të suksesshme, social-demokrati Olaf Scholz, ministër i Financave dhe zëvendës-kancelar i qeverisë në largim, do të bëhet kancelari i ri i Gjermanisë pas 16 viteve drejtim të Angela Merkelit.

Në deklaratën e përbashkët, aleatët përsëritën dëshirën e tyre për t’iu përmbajtur vijës së ashpërsisë financiare të përfshirë në Kushtetutë (dhe e cila parashikon një buxhet të balancuar) pa iu drejtuar rritjes së taksave.

I ashtuquajturi “Koalicioni i semaforit”, mund të llogarisë në Bundestag, parlamentin gjerman, në 416 vende (206 socialdemokratë, 118 të Gjelbër dhe 92 liberalë): shumë më tepër se kuota e kërkuar për shumicën që është 368.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë