Qeveria amerikane ka ofruar një kompensim për të afërmit e 10 civilëve që u vranë në Kabul më 29 gusht, kur makina me të cilën po udhëtonin u sulmua aksidentalisht nga një dron amerikan.
Sipas asaj që raporton BBC, shërbimet e inteligjencës amerikane, besonin se makina ishte e lidhur me degën rajonale të ISIS-it, IS-K dhe mbante eksploziv. Sidoqoftë, hetimi mbi sulmin zbuloi se automjeti mbante kanaçe të mbushura me ujë.
Gjatë një takimi virtual midis Steven Kwon – president i OJQ -së për të cilën punonte një prej viktimave, Ezmarai Ahmadi – dhe Colin Kahl, nënsekretar për politikat e mbrojtjes, ky i fundit propozoi “kompensim ekonomik” për familjet.
Shuma e kompensimit nuk u specifikua. Zyrtari amerikan gjithashtu ofroi të ndihmojë” anëtarët e familjes së Ezmarai Ahmadit që synojnë të zhvendosen nga Afganistani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Colin Kahl, theksoi se “sulmi ishte një gabim tragjik dhe Ezmarai Ahmadi dhe ata që u vranë ishin viktima të pafajshme, të cilët nuk kishin asgjë për t’u turpëruar dhe nuk ishin të lidhur me ISIS ose të lidhur me kërcënimet ndaj forcave amerikane”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje