Sport

Ndizet flaka olimpike e Lojërave Dimërore, protesta pro-Tibet gjatë ceremonisë

Flaka olimpike e Lojërave Dimërore “Pekin 2022” është ndezur sot në Olimpin antik grek, sipas ritit, por pa praninë e publikut për shkak të rrezikut nga Covid-19. Gjatë ceremonisë ka pasur edhe një protestë pro-Tibet, që është shmangur menjëherë nga punonjësit e sigurisë.

Flaka është ndezur pak pas orën 9:00, nën rrezet e diellit, në rrënojat tempullit antik të Herës në Olimp, që është edhe djepi i Lojërave antike. I pranishëm ishte edhe presidenti i Komoitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Momeng nga protesta gjate ceremonise. Gazeta Si, 18 tetor 2021

Gjatë ceremonies, disa manifestues kanë tentuar të hapin një flamur tibetian, para se të ndaloheshin nga forcat e sigurisë. Një ditë më parë, tre aktivistë ishin arrestuar në Akropol në Athinë, pasi shpalosën një flamur tibetian dhe një banderolë, ku shkruhej: “Bojkotoni Pekin 2022” dhe “Lironi Tibetin”.

Forcat e sigurise ndalojne protestuesit. Gazeta Si, 18 tetor 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë