Politike

Ndryshimet territoriale dhe ato zgjedhore, PD depoziton paketën të mërkurën: Duam edhe vetting për politikanët

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dorëzojë ditën e mërkurë në Kuvend amendamentet për reformën territoriale dhe ato zgjedhore, si dhe do të kërkojë paralelisht që politikanët t’i nënshtrohen një procesi vettingu.

Pak ditë më parë, nënkryetarja Grida Duma u shpreh se Partia Demokratike do të propozonte së afërmi një paketë për Reformën Territoriale dhe tha se ekspertët e kësaj force politike kishin nisur punën për hartimin e propozimeve.

Ndryshimet ne reformën territoriale dhe ato zgjedhore për shumëkënd është interpretuar si paketë kushti nga PD-ja në këmbim të votave për zgjatjen e mandatit te vettingut, një propozim i zyrtarizuar nga PS-ja, që kërkon që mandati i organeve të vettingut të zgjasë deri në fund të muajit dhjetor te vitit 2024. Për zgjatjen e këtij afati voliten edhe votat e opozitës.   

Ndërkohë në Kuvend ka filluar puna e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë