Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se kompania Facebook duhet të tregojë se çfarë di rreth dëmit që shkaktojnë platformat e saj te fëmijet.
Ai u ka thënë të martën ligjvënësve se është “befasuar” kur ka mësuar se një studim i brendshëm i Facebook-ut ka gjetur se 17 për qind e vajzave adoleshente kanë thënë se platforma Instagram – në pronësi të Facebookut – u ka përkeqësuar çrregullimet në ushqim.
Ai ka kritikuar këtë kompani pse nuk ka ndarë studimin me prindër, profesionistë të shëndetit publik dhe politikanë, duke shtuar se “duhet bërë gjëja e duhur” dhe duhet të publikohen informacionet.
Më herët gjatë këtij muaji, ish-punëtorja e Facebook-ut, Frances Haugen, ka akuzuar kompaninë se ka qenë e vetëdijshme për dëmin që u shkaktohet disa adoleshenteve dhe nuk ka qenë shumë e sinqertë në luftën kundër urrejtjes dhe dezinformimit.
Facebook, në anën tjetër, ka thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe nuk ka të dhëna për t’i mbështetur ato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje