Politike

Mori pjesë te “Foltorja” e Berishës, Luan Baçi largohet nga posti i kryetarit të PD-së së Fierit

Luan Baçi, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier është dorëhequr, pas debateve që shoqëruan mbledhjen e grupit parlamentar demokrat të hënën në lidhje me qëndrimin ndaj “Foltores” së Berishës.

Baçi ishte i pranishëm gjatë takimit të ish-kryetarit të PD-së në qytetin e Fierit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të së hënës, Luan Baçi tha se dalja në “Foltoret” e Berishës nuk duhet të shërbejë si një motiv për të ndarë demokratët, por përkundrazi.

Gatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar, Baçi ngriti pretendimin se deputetët që po i bashkoheshin “Foltoreve” të Berishës nuk po përfshiheshin në komisionet parlamentare.

Megjithatë, duket se pikërisht kjo dalje i ka kushtuar postin e drejtuesit të partisë në Fier, megjithëse nga PD njoftojnë se ai ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është shkarkuar nga Basha.

Në vend të tij është komanduar në krye të PD-së së Fierit deputeti Agron Kapllanaj.

Para Luan Baçit, Basha shkarkoi nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Flamur Nokën, ndërsa e paralajmëroi atë edhe me përjashtim nga grupi parlamentar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë