Politike

Pse PD po ia beson SPAK-ut Vettingun e politikanëve? Rushaj: Nëse është proces publik, jemi dakord

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se vettingu për politikanet duhet të bëhet publik.

Ai sqaroi edhe pozicionin e PD-së në raport me SPAK organ që e ka sulmuar deri më tash, ndërsa tani kërkon që të kontrollojë pasuritë e politikanëve.

“Nuk shoh dualizëm. Basha është shprehur qartë cili është qëndrimi i PD. Ne kemi rezerva me punën e SPAK e s’kemi lëvizur nga ai qëndrim por ne po investojmë tek kjo gjë (vettingu i politikanëve) për dy arsye.

E para se s’kemi asgjë për të fshehur pavarësisht kush e bën vettingun e politikanëve e dyta duke qenë proces publik jo pas dyerve të mbyllura prokurorët e SPAK që do merren me këtë punë do duhet që ta bëjnë vendimmarrjen e tyre publike, standardi i tyre do jetë standard publik.

Nuk mundet që kryetari i grupit të PD Alfred Rushaj të gjykohet mbi bazën e një standardi dhe ai i PS, Taulant Balla mbi bazën e një tjetër standardi.

Nëse kjo bëhet publikisht, kjo do jetë gjykimi më i mirë që qytetarët shqiptarë do i japin punës së SPAK-ut”, tha Rushaj

Por a ka kapacitete njerëzore SPAK për tu marrë edhe me ketë proces, nisur nga mbingarkesa e punës?

“Kjo është marrë në konsideratë nga ne kur është bërë propozimi. Në Kushtetutë ka vetëm një minimum të numrit të prokurorëve të SPAK që duhet të ketë kjo strukturë, sot janë 15.

Ajo që propozojmë është t’i japim SPAK gjithë burimet e nevojshme si njerëzore, të infrastrukturës dhe padyshim financiare që mos e mbingarkojmë përkundrazi ta lehtësojmë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë