Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, komentoi paketën kushtetuese të dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike.
“Ne natyrisht ende nuk kemi pasur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo. Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet mbi ato çështje. Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike. Ne kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit”, tha Soreca.
Partia Demokratike depozitoi zyrtarisht në Kuvend paketën për disa ndryshime kushtetuese që prekin reformën zgjedhore, atë territoriale dhe kontrollin e pasurive të politikanëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje