Politike

Kosovë, KQZ do rinumërojë fletët në 23 qendra votimi, 8 prej tyre për kryetar komunash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërojë fletët për 23 qendra votimi, që nuk janë konsideruar si të rregullta, për probleme kryesisht teknike.

Qendrat e votimit i takojnë komunave të ndryshme. Tetë janë për zgjedhjet për kryetarë të komunave e 15 tjera për zgjedhjet për kuvende komunale.

Procesi i numërimit të tyre do të fillojë pasditen e të enjtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja ndërkohë ka lënë të hapur qendra votimi shtesë për rinumërim.

Në QNR pritet që gjatë kësaj jave të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga votuesit nga jashtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë