“Në rast të një sulmi nga Kina, ne do të mbrojmë Tajvanin. Ne kemi një angazhim për ta bërë këtë”. Kështu k siguruare presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një fjalimi në Baltimorë.
Fjalët e liderit amerikan erdhën vetëm disa orë pas lajmit për dëshmtimin në garën e raketave hipersonike që rrezikon të lërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Kinës dhe Rusisë.
Pentagoni në fakt ka pranuar dështimin e testit të fundit në Alaskë. Lëshimi u rrezikua nga mosfunksionimi i raketës së përdorur për ta çuaratë përtej shpejtësisë së zërit.
Javët e fundit, testet e kryera nga Moska dhe Pekini përkatësisht me raketa hipersonike të quajtura “Moscoë Zircon” dhe “Long March”, kishin përfunduar me sukses.
Lajmi për dështimin e lëshimit, vjen në një moment shumë delikat në lidhje me strategjitë e SHBA-së ndaj Kinës.
Çështja e Tajvanit, me këmbënguljen e Pekinit për rimarrjen e kontrollit të ishullit, në fakt ka alarmuar Shtëpinë e Bardhë, e cila sipas zbulimeve të fundit ka vendosur të hapëe një seksion të ri të CIA-s për të mbajtur nën kontroll lëvizjet e vendit aziatik.
Shqetësimi i analistëve amerikanë, u rrit me testin e raketës hipersonike “Long March”, i cili ka befasuar inteligjencën amerikane, e cila nuk e priste një përparim kaq të shpejtë.
Vektorët hipersonikë, së bashku me armët lazer dhe ushtarët robotë, përfaqësojnë disa nga sfidat teknologjike në të cilat po investon Uashingtoni për të mbajtur armatimet kombëtare në hap me kohën dhe mbi të gjitha në gjendje për të frenuar kërcënimin e mundshëm të fuqive të tjera të mëdha, duke filluar pikërisht nga Kina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje