Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, të cilit i dorëzoi progres- raportin e KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.
Përmes një mesazhi në Tëitter, Soreca thekson se roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve në këtë raport, ndërsa shton se BE mbështet kontributin e PD-së në këtë proces.
“Isha i kënaqur t’i dorëzoja raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport. Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD-në, axhenda parlamentare për muajt e ardhshëm. BE mbështetet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje