Persona “non grata” do të shpallen 10 ambasadorë të vendeve perëndimore në Turqi, të cilët kishin firmosur kërkesën për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej më shumë se 4 vitesh.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti turk, njoftojnë mediat e huaja ndërkombëtare.
Diplomatët e përfshirë në listën “non grata” janë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë.
Kavala është në burg që nga viti 2017, i akuzuar për financimin e protestave dhe pjesëmarrjen në tentativën e grushtit të shtetit të vitit 2016. Kavala u arrestua sapo u ul në aeroportin e Stambollit nga një udhëtim në juglindjen e Turqisë me shumicë kurde, ku po trajtonte disa projekte të lidhura me mbrojtjen e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut.
I njohur brenda por edhe jashtë vendit, Kavala u shpall u pafajshëm nga akuzat lidhur me protestat antiqeveritare të vitit 2013 në shkurt të vitit të kaluar, por pak orë pas shpalljes së pafajësisë atij iu bashkuan akuza të reja lidhur me një rol të dyshuar në tentativën për grusht shteti. dhe për këtë arsye ai qëndroi në burgun e Silivrit në periferi të Stambollit ku ndodhet aty prej katër vitesh.
Në vitin 2019 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kishte kërkuar lirimin e tij dhe Këshilli i Evropës, të cilit Turqia iu bashkua në vitin 1950, bëri të ditur se nëse Kavala nuk lirohet deri në fund të muajit, mund të hapë një procedurë për shkelje ndaj Ankarasë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje