Rrugët e shndërruara në përrenj për shkak të shirave të dendur, lumenjve të përmbytur, një çift i zhdukur, një urë e shembur, shkollave të mbyllura dhe fluturimeve të anuluara.
Një valë e fortë e motit të keq goditi Sicilinë, veçanërisht zonën jug-lindore të ishullit, të dielën në mbrëmje, duke krijuar dëme të konsiderueshme dhe shqetësime për popullatën.
Situata më problematike është në zonën e Katanias dhe veçanërisht në Scordia, një qendër bujqësore e fushës së Katanias: këtu shiu intensiv dhe erërat e forta kanë krijuar lumenj uji në rrugët e qytetit.
Forca e vrullshme e ujit, tërhoqi zvarrë edhe disa makina. Shqetësim ka edhe në Kalabri, ku ka një “alarm të kuq” dhe ku buletini nuk është aspak inkurajues: parashikohet për rrezikun e përmbytjeve në rajon, duke iu nënshtruar në orët e ardhshme një vale shumë të rëndë nga koha e keqe.
Një çift (ai 67 vjeç dhe ajo 54) humbën në një zonë fshati në lagjen “Ogliastro”: sipas asaj që raportuan disa kalimtarë, ata u goditën nga furia e ujit të një përroi fshati të fryrë nga forcat dhe reshje të bollshme që nga pasditja e djeshme. Nga ana tjetër, një çift tjetër është gjetur mbrëmjen e së dielës, po nga Scordia: të shpëtuar, pasi kanë mbetur me makinën e prishur, janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Për të kuptuar kompleksitetin e situatës në zonën e Katanias, duhet parë një fakt: në zonën e Scordias, kanë rënë gati 150 milimetra shi, një sasi që zakonisht regjistrohet në disa muaj.
Në Sicilinë Lindore, niveli i alarmit është maksimal. Në komuna të ndryshme të Siçilisë, nga Katania në Mesina, nga Sirakuza në Enna, shkollat e të gjitha niveleve janë mbyllur ktë të hënë si masë paraprake.
Qendrat e vaksinimit do të mbeten të mbyllura në Katania dhe provincë po ashtu. Në zona të ndryshme të Sicilisë lindore ka pemë të prera dhe dëmtime infrastrukturore.
Në zonën Catanese, ura San Giuliano që kalon lumin Alcantara në zonën Randazzo, u dëmtua rëndë për shkak të motit të keq.
Fluturimet në rajon u anuluan dhe të tjerët u devijuan, për shkak të motit të keq, në Palermo, por mbi të gjitha në Katania. Momente të vështira, sidomos mbrëmë, kur stuhitë e dhunshme goditën në Sicilinë lindore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje