Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas editorialit të kryeministrit Rama të publikuar në Politico.eu ku shprehte ambicien dhe suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Kreu i PD-së ka publikuar në rrjete sociale disa statistika, që sipas tij tregojnë renditjen e Shqipërisë përsa i përket sundimit të ligjit dhe korrupsionit në vend.

Basha i referohet Projektit Botëror të Drejtësisë, Bankës Botërore dhe BERZH. Ai shkruan se Shqipëria renditet midis Zambisë dhe Marokut përsa i përket nivelit të korrupsionit.
“Renditja e Shqipërisë sipas Projektit Botëror të Drejtësisë, si dhe sipas BB dhe BERZH:
Sundimi i ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit, Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë
Niveli i korrupsionit: Midis Zambisë dhe Marokut.

Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratë të korruptuar të Ballkanit Perëndimor”, thotë Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje