Kryeministri sudanez, Abdalla Hamdok, u arrestua së bashku me ministrat e Industrisë dhe Informacionit dhe u vendos në ‘arrest shtëpiak’ nga një grup i paidentifikuar ushtarak, në atë që duket të jetë një grusht shteti.
Gjenerali sudanez, Abdel Fattah al-Burhan, deklaroi se “ushtria do të sigurojë tranzicionin demokratik deri në atribuimin e pushtetit në një qeveri të zgjedhur”.
“Ushtria ka bllokuar të gjitha rrugët dhe urat që të çojnë në qytetin e Khartoum”, tha Al Jazeera. Aeroporti i Khartoum-it gjithashtu u mbyll, me pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare.
Janë ndërprerë edhe transmetimet e disa radiostacioneve, përfshirë edhe atë zyrtare, “Forcat e përbashkëta ushtarake bastisën selinë e radiotelevizionit në Omdurman dhe arrestuan disa punonjës”, shkruan ai në Facebook.
Ndërkohë, Shoqata e Profesionistëve Sudanezë, grupi kryesor politik pro-demokratik i vendit, i quajti lëvizjet e ushtrisë një grusht shteti të dukshëm ushtarak dhe ftoi qytetarët të dilnin në rrugë.
“Ne i nxisim masat të dalin në rrugë dhe t’i pushtojnë ato, të mbyllin të gjitha rrugët me barrikada, të organizojnë një grevë të përgjithshme punëtore dhe të mos bashkëpunojnë me udhëheqësit e grushtit të shtetit dhe të përdorin mosbindjen civile për t’u përballur me ta”, tha grupi në një deklaratë.
Agjencitë e lajmeve “Reuters” dhe “AFP”, nga ana e tyre, shpjeguan se demonstruesit, disa me flamuj kombëtarë, dolën në rrugët e Khartoum në përgjigje të thirrjes nga forcat opozitare.
Disa prej tyre dogjën goma dhe bllokuan disa rrugë me zjarr ose me barrikada . Ministrja e Jashtme, Mariam al-Mahdi, udhëheqëse e partisë së moderuar islamike “Umma”, deklaroi gjithashtu se “çdo grusht shteti refuzohet, ne do të rezistojmë me çdo mjet civil”.
Televizioni Al-Arabiya raportoi për “disa të plagosur në përleshjet midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë para selisë së ushtrisë sudaneze. Transmetuesi flet për një” video që tregon demonstruesit sudanezë që kalojnë barrierat në perimetrin e selisë së ushtrisë në Khartoum”.
Përveç kryeministrit, i cili është në arrest shtëpiak, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë: Ministri i Industrisë Ibrahim al-Sheikh, Ministri i Informacionit Hamza Baloul, Mohammed al-Fiky Suliman, anëtar i organit kalimtar të qeverisë dhe Faisal Mohammed Saleh, një këshilltar për media i kryeministrit Abdalla Hamdok.
Sudani ka kaluar një periudhë krize të rëndë që nga një grusht shteti i dështuar në shtator që shkaktoi tensione midis grupeve ushtarake dhe civile të destinuara për të ndarë pushtetin pas rënies së Omar al Bashir.
Al Bashir u rrëzua pas muajsh protestash në rrugë në vitin 2019 dhe një tranzicion politik i rënë dakord pas largimit të tij pritej të çonte në zgjedhje deri në fund të vitit 2023.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje