Kufizimet e reja të rënda anti-Covid të miratuara nga qeveria, hyjnë në fuqi në Rumani në përpjekje për të ndalur valën e katërt, dramatike të infeksioneve dhe vdekjeve që po prek vendin ballkanik.
Shkolla të mbyllura, mbajtja e maskës, leja e zgjatur e “green-pass” dhe një orë policore për natën: të gjitha festat private, si dasmat dhe pagëzimet, janë pezulluar dhe shtetrrethimi i natës është vendosur sërish në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit (lëvizja e lirë për ata që kanë certifikatën jeshile).
Masat do të jenë të vlefshme për të paktën 30 ditë pasi qeveria kishte vendosur për një kohë të gjatë për t’i lehtësuar ato. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar 9 mijë raste të tjera dhe 299 të vdekur.
Në dhomat e ftohta të spitaleve nuk ka më vend dhe Kisha Ortodokse ka vënë në dispozicion të spitaleve kapelat mortore të kishave, ndërkohë që vazhdon të mbajë një qëndrim të paqartë ndaj fushatës së vaksinimit. Numri i të infektuarve frikëson edhe Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.
Gjermani
Mbërrin dimri – i dyti i pandemisë – dhe bashkë me të edhe rikthimi i pritshëm i viruseve.
Dhe nëse faqja e internetit e të përjavshmes “Der Spiegel”, mëngjesin e së hënës u hap me titullin “Gripi u kthye”, alarmi i vërtetë i shëndetit publik në Gjermani, ku 70 për qind e popullsisë ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës. mbetet Covid-19.
Një mesatare e rasteve të reja që është pothuajse 13,000 në ditë (12,775 të dielën); kjo është 57 për qind më shumë se dy javë më parë dhe vdekjet ditore mesatarisht javore janë rritur me 11 për qind.
Shkalla e infektimit për 100,000 banorë, e cila ka qenë faktori përcaktues në vendosjen e bllokimeve dhe mbylljeve që nga fillimi i pandemisë, është në 95.1: ishte nga kulmi i 13 majit që nuk i kaloi 100, por duket shumë e mundshme që ajo do të ndodhë.
Dhe gjendja e jashtëzakonshme kombëtare, e cila me ligj zgjat deri më 25 nëntor, mund të zgjatet më shumë: për ta bërë këtë, është i nevojshëm një votim në favor të Parlamentit të ri (i cili mori detyrën në këto orë) dhe ka shumë zyrtarë të shëndetit publik që bëjnë presione në këtë drejtim. Por ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të hënën se ishte “pro” për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme.
Në mënyrë të ngjashme, në intervistën e saj të fundit të Kancelares, të publikuar të shtunën në “Süddeutsche Zeitung”, Angela Merkel këmbënguli në rëndësinë e “lënies së lirë gjermanëve për të zgjedhur”, kur bëhet fjalë për vaksinat. Dhe tani ministria e Shëndetësisë, e shqetësuar për ardhjen e dimrit, po fillon fushata të reja për të rritur ndërgjegjësimin tek skeptikët.
Britani e Madhe
Qeveria britanike e Boris Johnson, po vlerëson futjen e vaksinës së detyrueshme të dyfishtë Covid për të gjithë personelin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), tha Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid për BBC.
“Nuk është marrë një vendim përfundimtar, por është diçka që e kam në mendje”, saktësoi Javid, duke treguar se si një masë e ngjashme ekziston në “shumë vende të tjera” të Evropës dhe se si mjekët dhe infermierët jo vetëm kanë një rrezik më të madh të infeksionit, por janë gjithashtu në kontakt me njerëz veçanërisht të cenueshëm.
Dhe njerëzit anti-vaksinë, aktivë në Mbretërinë e Bashkuar, si në vendet e tjera, kanë zemruar qeverinë e Londrës: ata përbëhen vetëm nga “idiotë” që përhapin “gënjeshtra” dhe dëmtojnë betejën kundër Covid tha Sajid Javid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje