Bota

Covid-19, Kina izolon metropolin Lanzhou me 4 milionë banorë

Autoritetet kineze kanë urdhëruar bllokimin për Lanzhou, një qytet me 4 milionë banorë, për shkak të Covid-19.  Banorët u ndaluan të dilnin nga shtëpia përveç rasteve urgjente. Kufizimet u aplikuan kur Komisioni Kombëtar i Shëndetit, në përditësimet e tij ditore, raportoi 29 infeksione të brendshme të regjistruara të hënën, duke përfshirë 6 në Lanzhou.

Zyrtarët e qytetit, në një deklaratë, paralajmëruan se “hyrja dhe dalja e banorëve” do të kontrollohet rreptësisht dhe do të kufizohet në furnizime thelbësore ose kujdes mjekësor, duke u bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndjekin rreptësisht rregullat.

Shpërthimi i fundit i Covid-it është konfirmuar në variantin ngjitës Delta, me numërimin që tani është rritur në rreth 200 raste në të gjithë vendin, që nga 17 tetori, dita e rezultateve pozitive në një grup turistësh që fluturuan nga Shangai në Xian dhe më pas në Gansu dhe Mongoli. 

Zyrtarët shëndetësorë, kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të shfaqen më shumë infeksione në ditët në vijim, pasi testet do të rriten si një masë e mëtejshme për të luftuar përhapjen e infeksionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë