Politike

Kim dhe Soreca në zyrën e Celibashit: Të hetohen krimet zgjedhore

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bashkë me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca zhvilluan një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.

“Duke cituar raportin e fundit të ODIHR, Ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ.

Ambasadorët nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it.

Po ashtu, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht”, njofton ambasada e SHBA-së pas takimit të zhvilluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë