Sport

100 ditë nga Lojërat Dimërore të Pekinit, masa shumë më të rrepta se në Tokio

Që tani është Olimpiada e rekordeve. Në të mirë (asnjë qytet tjetër nuk ka pritur kurrë një edicion veror dhe një edicion dimëror të Lojërave) dhe në të keq. Problemet e “Pekin 2022” 100 ditë para startit të Olimpiadës, janë të shumta. Më të shumta se herët e tjera.

Në qendër të vështirësive natyrisht janë masat kundër Covid-19, që do të jenë më të rrepta dhe më të ashpra se ato të Olimpiadës verore të Tokios. E kanë konfirmuar broshurat e publikuara të hënën nga komiteti organizator, CIO dhe komiteti ndërkombëtar paralimpik. Janë manualet që janë përgatitur për çdo kategori të akredituarish, me 2900 sportistët në krye. Manualet e reja do të publikohen në dhjetor.

Foto ilustruese. Nga pergatitjet per Pekin 2022. Gazeta Si, 27 tetor 2021

Vetëm ata që janë të vaksinuar, pas mbërritjes në Pekin me fluturime që në më të shumtën e rasteve janë me çarter, mund të evitojnë 21 ditët e karantinës. Çdo ditë të gjithë duhet të bëjnë tamponin dhe të gjithë duhet të përditësojnë një aplikacion me të dhënat e gjendjes shëndetësore. Maskat janë gjithmonë të detyrueshme dhe çdo kontakt fizik është i ndaluar.

Lëvizjet do të bëhen vetëm me anije të vogla që do të jenë të dedikuara vetëm për spostimin e sportistëve në qendrat e stërvitjes e garave dhe zonave olimpike. Është konfirmuar për momentin vetëm prania e spektatorëve kinezë dhe me një kapacitet që ende nuk është përcaktuar saktë. Disa nga impiantet do të jenë të njëjtët, ata të verës së 2008-ës që tashmë janë transformuar. “Foleja e zogut”, me 80.000 vende, do të presë ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes, si 13 vjet më parë.

Është llogaritur që Lojërat, me mbështetjen e qeverisë, brenda 2025-ës do t’i garandojnë industrisë kombëtare të sporteve dimërore 134 miliardë euro. Por për të pasur sukses duhet fituar beteja me virusin, që është shumë delikate.

Protesta ne Kine nga aktiviste kunder shkeljes te te drejtave te njeriut. Gazeta Si, 27 tetor 2021

Me shumë mundësi do të ketë protesta nga aktivistët kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, për të cilat Kina është akuzuar gjithmonë. Sinjalet e para u dhanë javën e kaluar në Olimp, kur u ndez flaka olimpike. Udhëtimi i flakës javët e ardhshme do të limitohet me ndezjen e 1200 pishtarëve, shumë më pak se në 2008-ën, kur shkoi deri në Everest. Kuptohet, kjo është një Olimpiadë shumë e veçantë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë