Politike

Berisha shpalli kandidaturën për kryetar, Basha i përgjigjet me Salianjin: Gara vetëm në 2025-ën

Sali Berisha shpalli të martën kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ish-kryeministri gjatë një takimi të zhvilluar në Kavajë.

Një ditë më pas përgjigjen për një garë të mundshme të re ne PD e ka dhënë Ervin Salianji.

“Zgjedhjet për kryetar të PD janë bërë në qershor 2021. Do bëhen në qershor 2025. Kushdo mund të kandidojë për kryetar të PD. Sot PD ka kryetar Lulzim Bashën. Partitë politike kanë disa rregulla të brendshme për funksionimin”, u shpreh Salianji.

Ai nënvizoi se lëvizja e Berishës mund të konkretizohet vetëm në rast se futet në shina institucionale, por deklaroi se PD nuk mund të fitojë në rast se marrëdhënia e saj me SHBA, do të jetë e cenuar.

“ Çdo proces duhet të kalojë nga 50% +1 për të kaluar në Kuvendin Kombëtar. Vetëm ligji dhe futja në shina institucionale e zgjidh.

PD nuk mund të fitojë duke pasur marrëdhënie të cenuara me SHBA. Në rast se do hyjë në shina institucionale dhe nëse është ligjore do ketë lëvizje.

Orientimi euro-atlantik i PD nuk ndryshohet. Sepse PD e ka në themel këtë. Kuvendi mblidhet. Por në këto moment që jemi nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë