Qeveria ka vendosur të dalë në fillim të muajit nëntor në tregjet e kapitalit në kërkim të borxhit në valutë dhe shuma e synuar është 700 milionë euro.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj sqaroi në përfundim të mbledhjes së Qeverisë se data nuk është përcaktuar ende dhe se do të synohet dalja në një ditë kur normat e interesit të vlerësohen të përshtatshme.
Ndërkohë, në fushën e energjitikës, ministrja Belinda Balluku njoftoi dhënien e dritës jeshile të dy investime në linja ndërlidhëse, që i cilësoi si kritike si dhe 10 miliardë lek garanci sovrane për sistemin që të shmanget rritja e çmimeve për abonentët.
Vendimi i parë lidhet me shpronësimet për ndërtimin e dy linjave 110 dhe 220 kilovolt, që Qeveria i konsideron investime kritike, që nuk mund të shtyhen për shkak të vendimit që ndalon investimet në OSHEE dhe OST pas shpalljes së gjendjes së emergjencës energjitike.
Vendimi tjetër lidhet me vendosjen e një garancie sovrane prej 10 miliardë lekësh për OSHEE për marrjen e kredive në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve nga kriza energjitike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje