Politike

Rama kërkon dialog me Bashën për vettingun dhe një “keqardhje” për Berishën

Edi Rama rishpreh gatishmërinë për t’u ulur me Lulzim Bashën për të diskutuar nismën e tij për vettingun e politikanëve, ndërsa rikthimin e Berishës e cilëson “fatkeqësi për PD”.

“Nuk kam asnjë opinion sot për sot çfarëdo që mund të kem si mendim tim personal jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë pa paragjykuar asgjë. Mund të mos na bindë në pamje të parë, por nuk dimë asgjë. Ulemi diskutojmë kemi argumentet tona në rast se i ballafaqojmë kemi interes për publikun për vendin s’ka diskutim. Nuk kam opinion sot, nuk bëhet dialogu në televizor me mikrofonat para, të vijnë në tavolinë të ulen dhe të na shpjegojmë do japim opinionin tonë”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se një nismë e ngjashme u ndërmor edhe në 2018, por që u rrëzua nga Komisioni i Venecias. Për propozimin e ri thotë se nuk ka ende një mendim konkret, përsa kohë nuk është ulur me opozitën që ta diskutojë atë.

“Nuk dimë gjë për propozimin e ri, janë 3 vjet, gjërat evoluojnë, nëse ka argumente bindës do bëjmë më të mirën. SPAK të bëjë hetimin? Serioziteti që do të jemi të gatshëm të diskutojmë cdo gjë, fillon këtu, do ulemi në tryze, e kam me të dëgjuar, do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi natyrisht atë që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve dhe do rrimë në konkluzione sa më civile, cilësua e demokracisë”, vijoi Rama.

Në lidhje me Berishën u mundua ta shmangë komentin, por në fund e dha një të tillë.

“Nuk kam asnjë koment se çfarë ndodh në fushën e PD, por nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët që të shkruanin një pjesë me shumë seri se PD mund të katandiset në një objekt keqardhje, është ajo që po ndodh në PD”, tha ai.

Për Komisionin Hetimor të 25 prillit, kreu i Qeverisë i cilësoi “përralla” akuzat e opozitës për masakër elektorale. Ai tha se të gjithë socialistët e dinë që fituan, ashtu siç e dinë të gjithë demokratët që i kanë humbur zgjedhjet, por gjithsesi u shpreh i gatshtëm që të dalë para Komisionit Hetimor të drejtuar nga Alibeaj për të dëshmuar nëse do të thirret.

“Nuk kam asnjë problem. Nuk kam pasur ftesë, por jam i gatshëm që të shkoj”, u shpreh ai.

Partia Demokratike ka akuzuar anëtarët e PS-së në Komisionin Hetimor se po bllokojnë punën pikërisht për të shmangur thirrjen si dëshmitar në këtë Komisionit të Kryeministrit Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë