“Një nga gratë më të urryera në Greqi do të jetë këtë të enjte në Athinë”, kështu shkruan gazeta “Bild” në një artikull kushtuar vizitës së kancelares Angela Merkel në Greqi.
Sipas gazetës gjermane, kancelarja gjermane është në listën e tre personave më të urryer pas Aldof Hitlerit dhe Wolfgang Shcieble.
Merkel do të mbajë sot një takim në Athinë në një nga vizitat e saj të fundit si kryetare e Republikës Federale të Gjermanisë, duke pranuar ftesën e kryeministrit, grek Kyriakos Mitsotakis.
Merkel është ende e urryer në Greqi , kryesisht për shkak të krizës së euros. Më 23 prill 2010, kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Giorgos Papandreou shpalli falimentimin në ishullin Kastelorizo!
Që atëherë, BE e ka shpëtuar vendin e falimentuar me tre paketa shpëtimi dhe dy anulime borxhesh, shkruan Bild. Gjithashtu një tjetër krizë ishte ajo e refugjatëve e vitit 2015.
Ndërkohë kjo vizitë dyditore në Greqi është një shenjë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve në një kohë tranzicioni, megjithëse Berlini pret të vazhdojë rolin e tij ndërmjetësues, kryesisht në fushën e marrëdhënieve greko-turke.
Burimi:Bild/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje