Bota

Nga takimi me Papën, ulja e tensioneve me Macron, marrëveshja me Erdogan dhe Samiti i Klimës, Biden mbërrin në Europë

Presidenti amerikan, Joe Biden mbërriti të premten në Evropë, për të zhvilluar një agjendë të ngjeshur, përfshirë pjesëmarrjen në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20), që këtë vit mbahet në Romë.

Ai do të bisedojë me aleatët për programin bërthamor të Iranit dhe do të zhvillojë një sesion të planifikuar me Papa Françeskun në Vatikan.

Biden do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, në Glasgou të Skocisë, teksa bota tenton të përballet me efektet e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.

Takimi i parë në agjendë është me Papa Françeskun në Vatikan, më 29 tetor.

Biden është katoliku i dytë që është bërë president amerikan, pas John F. Kennedy në periudhën 1961-63.

Në samitin e G20-ës, Biden pritet të diskutojë ndaras edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se takimi do të tentojë të ulë tensionet pas arritjes së marrëveshjes për siguri në mes të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë, që ka ndikuar në humbjen e një pakti që ka pasur Franca për nëndetëse ujore.

Sullivan u ka thënë gazetarëve se Biden do të punojë “për një strategji të përbashkët” për Iranin.

Ai nuk ka treguar nëse liderët do të diskutojnë për rikthim të bisedimeve me Teheranin.

Irani pritet të rinisë bisedimet me fuqitë botërore në nëntor për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, prej së cilës, ish-presidenti amerikan, Donald Trump e pati larguar SHBA-në.

Biden po ashtu pritet të takohet edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë Sullivan.

Erdogan ka thënë se dëshiron të negociojë një marrëveshje me Uashingtonin për aeroplanët luftarakë F-16, pasi marrëveshja për aeroplanët luftarakë F-35 ka dështuar, për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse nga ana e Ankarasë.

Më 1 nëntor, Biden do të udhëtojë në Glasgou të Skocisë, për të marrë pjesë në konferencën për klimën, ku lideri amerikan pritet të mbaje një fjalim


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë