Sport

Alban Beqiri nderon Shqipërinë në Serbi, kalon në raundin e 3-të të Botërorit të boksit

Tjetër fitore për Shqipërinë në Botërorin e boksit, që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. Alban Beqiri ka fituar edhe ndeshjen e dytë dhe ka kaluar në raundin e tretë, mes 16 boksierëve më të mirë të kategorisë së tij deri në 73 kilogramë.

Beqiri mundi bindshëm, 5-0, lituanezin Saimonas Banis. Pas ndeshjes, të gjithë gjyqtarët votuan për fitoren e boksierit të Shqipërisë. Në raundin e parë ai kishte mundur po me rezultat bindës kenianin Bonifejs Maina, 5-0. Në raundin e tretë Beqiri do të ndeshet me bokiserin nga Panamaja, Eduardo Bekford.

Një paraqitje mjaft e mirë kjo për Alban Beqirin dhe boksin shqiptar, që kurrë më parë nuk ka arritur deri në këtë nivel në një Botëror. Beqiri ka hyrë tashmë në histori, por asgjë nuk ka përfunduar, ai ka mundësi për të bërë më shumë në një Botëror, që nisi me skandalin e mospranimit të kombëtares së Kosovës në boks.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë