Politike

Rama mesazh BE-së: S’mund ta lëmë Ballkanin Perëndimor të hapur për terrorizmin

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për median gjermane “merkur.de”, se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE i shërben sigurisë së unionit.

Gjatë intervistës, Kryeministri risjell në vëmendje të vendeve të Europës se në Ballkan ka disa faktorë që mund të ndikojnë për radikalizim. “BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për sigurinë e saj. Nuk ka kuptim që ajo ka një kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka kuptim ta lëmë rajonin tonë në ndikimin e të tjerëve”, tha Kryeministri.

I pyetur nëse i referohej Kinës dhe Rusisë, Kryeministri u shpreh se “Ato janë vetëm pjesa e dukshme. Mos harroni se ne kemi të krishterë dhe myslimanë në rajon. Të lëmë Ballkanin Perëndimor të hapur si një portë për radikalizmin apo terrorizmin do të ishte çmenduri. BE-ja më në fund duhet ta kuptojë këtë”, tha Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë