Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për media, para se PS t’i japë drejtim zyrtarisht ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e procesit të vettingut tek “Ligjet” tha se kjo çështje do të tejkalojë axhendat e subjekteve politike në vend.
“Të jeni të sigurt që zonja Nikolla është mbi palët në këtë proces. Ne sot do të kemi mbledhjen e parë në Komisionin e Ligjeve, ku do të përcaktohen relatorët e çështjes. Ndryshimet kushtetuese janë sugjeruar nga partnerët ndërkombëtarë.
Unë mendoj që rekomandimi i fortë i partnerëve ndërkombëtarë për të shtyrë këtë afat tejkalon axhendat politike të çdo subjekti. Unë mendoj se duhet t’i qëndrojmë këtij rekomandimi. Janë ata të cilëve ne u kemi besuar dhe gjej rastin të falenderoj ONM-në për vijueshmërinë e këtij procesi, të cilët jo vetëm si vëzhgues kanë qenë pjesë e rëndësishme dhe pandarë e procesit të vettingut, na rekomandojmë që ta votojmë brenda këtij sesioni parlamentar. Partia Demokratike do ta tejkalojë debatin për këtë çështje për të ecur përpara”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje