Ishte ai që kryesoi procesin e hartimit të reformës në drejtësi, por sot, pesë vjet pas ngritjes së organeve të vettingut, Fatmir Xhafaj kërkon analizë konkrete. E ka bërë këtë gjë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve ku u diskutua propozimi i PS-së për zgjatjen e vettingut deri në fund të vitit 2023.
“Duhet të ndërtojmë analizë cilat janë problemet reale. Cilat janë arsyet e vonesave, se shqiptarët sot kanë të drejtë të pyesin pse u vonua 5 vjet? Se nga vonesat në vetting duhet pranuar është krijuar gjithë vonesa në ndërtimin e ngritjen e institucioneve të reja.
Tjetra garancitë që ky proces në vazhdim jep për të siguruar standardet e kërkuara, për integritetin e vendimmarrjes.
Doja garancinë që jep ritmi për ta përmbyllur këtë proces.
Tjetra, të kuptojmë cilat janë nevojat për instrumente shtesë e mbështetëse, për të përshpejtuar ritmin, këtu unë nënkuptoj dhe personalisht jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK dhe vetë ONM në gjithë këtë proces.
Cilat janë garancitë që kemi për të pasur një ritëm më të mirë cilat janë? Që mos vijmë prapë pas dy vjetësh këtu e të themi e shtyjmë dhe një vit tjetër?
Cilat janë garancitë për të forcuar paanshmërinë e objektivitetin e vendimmarrjes?
Sot ka shumë diskutime për këtë çështje, ka dhe raste kur vihet në diskutim paanshmëria e disa vendimmarrjeve të KPK”, tha Xhafaj
Më tej, ai nënvizoi ndër radhë se integriteti i disa komisionerëve ka nevojë për vëmendje: “Unë bëj pjesë në ata njerëz që mendoj se komisioni i posaçëm ka bërë një punë të jashtëzakonshme, por ama disa çështje që janë ngritur në mënyrë të veçantë nga shoqëria civile përmes adresimeve të ndryshme për integritetin e disa komisionerëve të veçantë kanë nevojë për vëmendje ”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje