Bota

COP26, Boris Johnson paralajmëron: Apokalipsi klimatik është pranë!

Është si një film i James Bond-it – vetëm për fat të keq nuk jemi në kinema. Me hapjen e COP26, Boris Johnson e krahasoi emergjencën klimatike me “pajisjen e fundit të botës” që 007 duhet të çaktivizojë dhe u bëri thirrje udhëheqësve të mbledhur në Gllazgoë që “të çaktivizojnë bombën e ndryshimeve klimatike”.

“Tragjedia,- tha kryeministri britanik, – është se ky nuk është një film dhe mjeti i apokalipsit është real. Ora po troket me ritmin e furishëm të qindra miliarda pistonëve, furrave dhe motorëve me të cilët ne pompojmë karbonin në ajër gjithnjë e më shpejt”.

Me rritjen aktuale të ngrohjes globale, paralajmëroi Johnson, qytete të tëra si Majemi, Shanghai apo Aleksandria “do të humbasin nën valë”. Në rast dështimi, brezat e ardhshëm nuk do të na falin: “Fëmijët që do të na gjykojnë nuk kanë lindur ende, – vazhdoi kryeministri. – Dhe ata do të na gjykojnë me një hidhërim dhe mëri që do të eklipsojë atë të çdo aktivisti sot. Dhe do të kenë të drejtë”.

Por nuk ka humbur gjithçka, sipas Boris, një marrëveshje për të kufizuar emetimet është ende e mundur: “Po, do të jetë e vështirë, por ne mund ta bëjmë”.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik nuk mundi të dorëzohej para se të niste: sigurisht që ky samit nis me “malore”, por Johnson vë bast një pjesë të mirë të besueshmërisë së tij ndërkombëtare për të. Dhe kështu në fund do të jetë e nevojshme të thuhet se keni arritur disi diçka. Por notat më dramatike të pasdites së hapjes erdhën nga sekretari i OKB-së, Antonio Guterres: “Ne po gërmojmë varrin tonë”, – tha ai.

Dhe një dështim në Gllazgou do të ishte “një dënim me vdekje” për miliona njerëz. Dhe kështu, Princi Charles paralajmëroi se ne duhet “të hyjmë në një bazë lufte”: duke krahasuar emergjencën mjedisore me Covid, ai argumentoi se “ndryshimi i klimës dhe humbja e biodiversitetit, nuk janë të ndryshme: në të vërtetë, ato përfaqësojnë një kërcënim edhe më të madh ekzistencial”.

Ai që duhej të reagonte shpejt, ishte presidenti amerikan, Joe Biden: gjatë fjalimeve të tij inauguruese, dukej se e zuri gjumi për një gjysmë minuti të mirë, derisa një asistent i pëshpëriti me kujdes diçka në vesh. Duke u rikuperuar, Biden kujtoi se “sytë e historisë” do të fiksohen te liderët botërorë nëse ata dështojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë