Numri i parë i sulmit me eksploziv të dyfishtë në spitalin ushtarak në Kabul, është 19 të vdekur dhe 50 të plagosur. Zyrtarët talebanë thanë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se deri më tani, nëntë të plagosur janë dërguar në spitali.
“Kabul, shpërthime në lagjen Pd10, nëntë të plagosur kanë mbërritur deri më tani në spitalin tonë”. Kjo është ajo që shkruhet në një postim nga Emergjenca, një vlerësim fillestar pas lajmeve nga kryeqyteti afgan.
Shpërthimi i parë ndodhi në lagjen 10, përballë Spitalit Ushtarak “Sardar Mohammad Daud Khan”, i cili ka 400 shtretër, ndërsa i dyti ndodhi gjithashtu pranë strukturës.
Një zëdhënës i talebanëve, duke folur për “Associated Press”, tha se shpërthimet kanë shënjestruar civilët. Banorët e lagjes “10” të kryeqytetit afgan, ku u dëgjuan shpërthimet, thanë se kanë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Një punonjës shëndetësor i spitalit, i cili arriti të arratisej, tha për “Reuters” se dëgjoi një shpërthim të madh të pasuar nga disa minuta të shtëna. Rreth dhjetë minuta më vonë, pati një shpërthim të dytë.
Pas rënies së qeverisë afgane më 15 gusht, në Afganitan rifilluan sulmet terroriste, të cilat zakonisht i merr përsipër ISIS-i, në konflikt me talebanët. Sulmi i fundit u regjistrua në një xhami shiite në Kandahar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje