Partia Socialiste nuk do të pranojë bashkimin e zgjatjes së afateve të vettingut në drejtësi me propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese, mes të cilave vettingu në politikë.
Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri tha ideja është e gabuar. Ai deklaroi se për zgjatjen e afateve të vettingut në drejtësi është arritur një marrëveshje që më 2016-n, ndërsa për të propozimet e PD nuk ka një dakordësi të tillë.
“Është një qasje, e cila ka qenë edhe nga komuniteti ndërkombëtar, që është që çështjet nuk duhet të përzihen. E para një herë Vettingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur kohë më parë, tashmë është një normë kushtetuese dhe ka dalë si nevojë e skadimit të një afati që kemi rënë të gjitha palët dakord. Kështu që është vazhdimësi. Të përziesh gjyqësorin në procese administrative është një eksperiment që asnjë shtet nuk ka guxuar ta bëjë”, tha ai.
Sa i takon vettingut politik, Gjiknuri tha se propozimi ka nevojë të diskutohet mes palëve, ndërsa hodhi dyshimet nëse këto nisma duhet të bëhen në Kushtetutë.
“Nuk jam kundër që të negociohet, por nuk mund të them nëse është e nevojshme për nivel kushtetues. Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që bënë të mundur kontrollin e figurës së politikanit, si ligji për deklarimet e pasurive, kemi një ligj të antimafias dhe pastrimit të parave si dhe ligjin për dekriminalizimin që është ndër ligjet me të ashpra. Ne kemi legjislacion të plotë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të diskutojmë për gjëra të cilat janë të bëshme
I propozuar si bashkëkryetar në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, Gjiknuri u shpreh se socialistët janë në pritje të emrit të demokratëve në krye të këtij komisioni. Këtu, numri dy i socialistëve përsëriti qëndrimin se puna duhet të nisë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje