Partia Demokratike akuzon Qeverinë se përmes ligit të bashkëqeverisjes synon që të mbledhë të dhënat dhe hartojë një regjistër problematikash për qytetarët për ta përdorur më pas në zgjedhje.
“Propozimi është që me metoda inovative të dijë hallet e të ngratëve shqiptarë dhe më pas t’i përdorë këto në zgjedhje”, tha nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj e krahasoi nismën me atë të patronazhistëve, që e cilësoi një problem të mëdha të Shqipërisë.
“Se që ta dini, kjo puna e patronazhistëve është një problem i madh për Shqipërinë”, vijoi ai.
Qëndrimi i PD u shpreh gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve për miratimin nen për nen të projektligji për bashkëqeverisjen të propozuar nga Qeveria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje