Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është takuar të martën me Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan NDI, Derek Mitchell dhe drejtorin rajonal Robert Benjamin.
Gjatë takimit, kryetarja e LSI ka theksuar se “Integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane, duhet shpëtuar nga pengmarrja e interesave private të politikanëve”.
“Vlerësova mbështetjen e pakursyer të ofruar ndër vite dhe bashkëndamë mendimin për nevojën e pavarësimit dhe fuqizimit të parlamentit, si institucioni bazë që garanton një demokraci funksionale që i shërben të gjithë qytetarëve.
Duke i shprehur nevojën për një aktivitet të shtuar të NDI në Shqipëri, me theks tek mbështetja e të rinjve dhe grave në politikëbërje, i nënvizova qëndrimin tonë, se Integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane, duhet shpëtuar nga pengmarrja e interesave private të politikanëve, dhe LSI do të vijojë e angazhuar, si një opozitë konstruktive për të çuar përpara reformat dhe aksionet e nevojshme që e realizojnë këtë mision sa më parë”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje