Kryeministri italian, Mario Draghi, ka propozuar në konferencën COP26 në Glasgow, krijimin e një “task force” për të shtjellimin e propozimeve konkrete në luftën kundër ndryshimit klimatik, që më pas zyrtarët e OKB të mund të kanalizojnë në investime private me ndihmën e bankave shumëpalëshe për zhvillim, si Banka Botërore. Draghi tha se duhen disponuar burime gjigande prej triliona dollarë.
“Nëse arrihet të kanalizohet kapital privat në luftën kundër ndryshimit klimatik, do kuptohet se nuk ka kufizime financiare”- tha Draghi.
“Në lidhje me financimin e klimës për tranzicionin energjitik në favor të vendeve të varfëra, kemi arritur në 82.82 miliardë dollarë, nga 100 që planifikohej, por kjo nuk është problem, pasi mund të ndërhyhet me të drejtat speciale të tërheqjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Megjithatë, është diçka tjetër shfrytëzimi i dhjetra trilionë dollarëve, duke përdorur bankat ndërkombëtare të zhvillimit”- shtoi kryeministri italian.
Draghi po përpiqet t’i japë një rol financimit privat në luftën kundër ndryshimit klimatik. Institucionet e mëdha financiare private kanë treguar mbështetje, por për të aktivizuar investimet, duhet një ndihmë publike, përmes Bankës Botërore. Megjithatë, Banka Botërore ka bërë pak përpjekje për klimën, ndryshe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që ka vënë në dispozicion 650 miliardë dollarë nën fondin e të drejtave speciale të tërheqjes.
“Investimet e sektorit privat në klimë variojnë nga infrastruktura e deri tek teknologjitë për të ulur emetimin e gazrave serë”- tha Draghi. Sipas tij, energjitë e rinovueshme mund të arrijnë në limite në afat-gjatë, e për rrjedhojë duhet investuar në teknologji të reja, si ajo e reduktimit të karbonit. Draghi tha gjithashtu në fjalimin e tij në Glasgow se të rinjtë po revolucionojnë agjendat dhe prioritetet e ekonomive të mëdha në botë.
Burimi: La Stampa/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje