Një “shuplakë” e vogël politike në fytyrën e presidentit amerikan, Joe Biden: kandidati demokrat, i cili sipas sondazheve ishte një ultra favorit, u mund në zgjedhjet në Virxhinia. Republikani Glenn Youngkin, një biznesmen 54-vjeçar pa përvojë politike, është guvernatori i ri i Virxhinias.
Por ndërkohë janë emëruar edhe kryetarët e disa metropoleve të mëdha. Në Nju Jork zgjidhet ish-polici Eric Adams, ai është kryebashkiaku i dytë afrikano-amerikan i qytetit, në Boston për herë të parë një aziatike që bëhet kryebashkiake, është Michelle Wu.
Kandidati i Biden humbet në Virxhinia – Demokrati Terry McAuliffe, i cili deri tre muaj më parë konsiderohej si favorit i madh, u mund në zgjedhjet në Virxhinia. Efekti ‘Biden’ duket aq i zhdukur në këtë shtet amerikan, saqë presidenti aktual ia kishte rrëmbyer skenën Donald Trumpit gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale.
Glenn Youngkin, i cili shënoi rreth 3 pikë më shumë se kundërshtari i tij, kishte mbështetjen e zonave rurale tradicionalisht konservatore dhe gjithashtu performoi mirë në bastionet demokratike në veri.
“Së bashku do të ndryshojmë trajektoren e këtij komuniteti, ne do të fillojmë këtë transformim që në ditën e parë”, tha Youngkin, duke shpallur fitoren. “Nuk ka kohë për të humbur. Fëmijët tanë mezi presin. Ne punojmë në kohë reale, jo me kohën e qeverisë”.
Një kryebashkiak me ngjyrë (dhe ish-polic) për Nju Jorkun – Kandidati demokrat Eric Adams, ka fituar në garën për postin e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut.
Ish-kapiteni i policisë, i cili pason Bill De Blasion, do të jetë kryebashkiaku i dytë me ngjyrë në historinë e metropolit amerikan ‘par excellence’.
Republikani dhe themeluesi i “Guardian”, Angels Curtis Sliwa u mund. Për Adams, sfidat e para si kryetar bashkie, shkruan gazeta “Wall Street Journal”, do të jetë ajo e një rikthimi shqetësues të dhunës në qytet dhe rimëkëmbja ekonomike pas krizës së pandemisë.
Për herë të parë në Boston një kryebashkiake aziatike – Michelle Wu është kryetarja e re e Bashkisë së Bostonit, gruaja e parë dhe aziatikia e parë që mban këtë post në historinë e qytetit. Ëu, e cila është vajzë e emigrantëve tajvanezë, mundi Annissa Essaibi George, duke i dhënë fitoren demokratëve. “Nga çdo cep i qytetit tonë, Bostoni ka folur. Ne jemi gati të përballemi me këtë moment. Jemi gati të bëhemi një Boston për të gjithë, i cili nuk refuzon njerëzit, por mirëpret këdo që e quan këtë qytet një shtëpi”, – i tha Wu një turme mbështetësish.
Wu u rrit në Çikago dhe ndoqi Kolegjin e Harvardit dhe Shkollën Juridike të Harvardit, ku ishte studente e profesoreshës së atëhershme Elizabeth Warren, senatores së Massachusetts, të cilën Wu e quan një nga heroinat e saj personale dhe një nga mbështetëset e saj më të mëdha. Ajo ishte vetëm 28 vjeçe kur u zgjodh në Këshillin e Qytetit të Bostonit në vitin 2013, duke shërbyer më vonë si kryetare e këshillit.
Edhe Pitsburg zgjedh një afrikano-amerikan – Pitsburg ka zgjedhur demokratin Ed Gainey për të udhëhequr qytetin. Gainey është afrikano-amerikani i parë që zgjidhet kryebashkiak i Pitsburgut dhe kandidoi pas protestave për vdekjen e George Floyd. Gainey mundi republikanin Tory Moreno dhe po përgatitet të zëvendësojë kryebashkiakun demokrat, Bill Peduto.
Po ashtu, demokrati Mike Duggan, ka fituar mandatin e tij të tretë si kryebashkiak i Detroitit, kryeqyteti i automobilave në botë. Duggan u zgjodh tetë vjet më parë kur qyteti ishte i falimentuar: nën udhëheqjen e tij, ai rilindi, megjithëse krimi mbetet një problem serioz. Duggan është kryebashkiaku i parë i bardhë në një dekadë, në një Detroit ku gati 80 për qind e popullsisë janë afrikano-amerikanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje